Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqipëri.


Haradinaj u shpreh gjithashtu se është i lumtur që qytetarët e Kosovës po i kthehen bregdetit shqiptar.


“Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.