Edhe 49 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, pas kryerjes së 265 testimeve nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Krahas rasteve të reja, sot janë shëruar edhe 25 pacientë nga po i njëjti virus, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 953.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 1.486 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 953 janë shëruar dhe 33 pacientë kanë ndërruar jetë./Llapi.info