Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Kryeministri Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet me prioritetet e Qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr Qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën.
Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen.