Në lagjen Toukbashqe të Prishtinës krushqit e një dasme janë rrahur me disa drushitës.
Dëshmitarët i thanë televizionit se incidenti nisi kur shitësi i drunjve ia zuri rrugën kolonës së dasmorëve. Përleshja zgjati rreth 15 minuta, aty u përdorën edhe mjete të forta.
Disa nga dëshmitarët thonë se u munduan t’i ndajnë palët, por nuk ia dolën. Për këtë incident janë arrestuar disa persona.
Ndërkaq Bastri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente përmes telefonit tha për Klan Kosova se asnjëri nga të përfshirët në këtë rast nuk kishte lëndime serioze