Moti i ligë ka përfshirë edhe ditën e sotme në Podujevë, ndërkohë në disa fshatra ka pasur edhe reshje të mëdha breshëri, raporton Llapi.info.

Në magjistralen Podujevë – Prishtinë u paraqit edhe një mini-tornado. Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet se nga aty u shpërnda edhe material ndërtimor, gjegjësisht stiropor.

Lupç – Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Montag, 15. Juni 2020

Ndërkaq, afër parkut te pishat, siç thonë banorët që kanë dërguar video në Llapi.info, rrufeja ka goditur një shtyllë elektrike, e cila më pas është djegur./Llapi.info