Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot manualin për mbrojtje ndaj COVID-19, e cila përmban 153 faqe.

Në këtë manual u vendos edhe për rregullat e lokaleve ndaj klientëve gjatë kohës së pandemisë, ku thuhet se numri maksimal i lejuari klientëve është 1 person në 8 m2. 2.

Po ashtu, pronarët e lokaleve janë të obliguara të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve.

“Pronarët e lokaleve janë të detyruar që të zbatojnë masat e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së infeksionit sipas këtij udhëzuesi”, thuhet në këtë manual.

Manuali është përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë në krye me ministrin, Armend Zemaj dhe hynë në fuqi nga 22 qershori