Organizata joqeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, do të implemtoj projektin në Komunën e Podujevës “qytetari aktiv për transparencë dhe llogaridhënie në qeverisjen lokale”, njofton Llapi.info.
“Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/ European Union Kosovo dhe zbatohet nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS, Lens dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office”, thuhet në komunikatën e SDK-së.
Sipas komunikatës, qëllimi i projektit do të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes lokale, përmes përfshirjes së shoqërisë civile për të rritur llogaridhënien sociale.
“Objektivat e projektit• Ndikimi i shoqërisë civile në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në prokurimin publik.
• Sensibilizimi qytetarë mbi performancën e punës së qeverisjes lokale dhe rritja e ndikimit të tyre në vendimmarrje”, thuhet tutje./Llapi.info