Lionel Messi arriti që të shënonte mbrëmë nga penalltia në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Leganes në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Ylli argjentinas e mori topin nga mesi i fushës dhe kur hyri në zonë, ai u ndalua nga lojtarët kundërshtarë, duke nxjerrë penallti.
Lojtari 32-vjeçar u tregua i saktë nga pika e bardhë, deri me këtë gol ka bërë një arritje të madhe.
Marca raporton se Messi është bërë lojtari i dytë që shënon më së shumti penallti në histori të La Ligës.
Ajo ishte penalltia e 56-të që e realizon gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në karrierë, që e barazon atë me legjendën Hugo Sanchez.
Në përgjithësi, Messi është tani vetëm pesë penallti mbrapa liderit, Cristiano Ronaldo, që ka realizuar më shumë penallti në të gjitha garat.