Një person nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës ka vdekur në Celje të Sllovenisë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetar i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës.

Muharremaj tha se pas marrjes së informatave të nevojshme ato do të bëhen të ditura për publikun.

Bëhet e ditur se i ndjeri është D.T