Klinika Infektive e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.
Sipas doktoreshës Sadije Avdiu, se aty po trajtohen gjithsejt 78 pacientë.
Ajo për Klan Kosova tha se 58 pacientë janë pozitivë me Covid-19.
“Nga 58 pacientë me Covid-19, 33 janë në gjendje stabile, 24 po trajtohen me oksigjeno-terapi, dhe dy nga pacientët janë në gjendje më të rëndë në mjekimin intensiv”.
Avdiu theksoi se Klinika Infektive është në pritje të rezultateve edhe për 20 raste, njofton Klan Kosova.