Disa ditë para takimit të Washingtonit, I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka bërë një deklaratë ku thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap dyert e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që liderët politikë në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë këtë shansë për ta rikthyer dialogun dhe të fillojnë një epokë të re të stabilitetetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtij rajoni meritojnë asgjë më pak se kaq”.
SHBA-ja ka ftuar Kosovën dhe Serbinë në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor ku do të diskutohet për rifillimin e dialogut, njofton Klan Kosova.