Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Trudë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Gjatë ditës së enjte në Kosovë, sipas statistikave ditore të PK-së, kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej tyre, 7 kanë rezultuar me persona të lënduar. Ndërkaq, për 24-orë PK ka shqiptuar plot 1181 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut./Llapi.info