Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në  Ditën Botërore të Refugjatëve ka thënë se kujtojnë të kalurën e hidhur të vendit.

“Me dhimbje kujtojmë spastrimin etnik, ku forcat policore dhe ushtarake serbe dëbuan dhunshëm mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Thaçi ka shtuar se sot solidarizohet me të gjithë ata që janë refugjatë nëpër botë.

“Jemi krenarë që i përballuam me dinjitet ato vite të vështira dhe përherë do u jemi mirënjohës të gjithë atyre që na mbështetën dhe na u gjenden pranë. Si popull e dimë më së miri sa vështirë është të largohesh nga atdheu, prandaj sot solidarizohemi me të gjithë ata që janë refugjatë nëpër botë”, thuhet në publikimin e tij.

Presidenti ka shtuar se në këtë ditë simbolike kujtojmë edhe qershorin e vitit 1999 kur qytetarët tanë u kthyen masivisht në atdheun e çliruar.

“Atdhedashuria e madhe e tyre ishte dëshmi e forcës së popullit dhe kombit tonë për t’u rimëkëmbur, duke nisur gjithçka nga fillimi!”, është shprehur ai.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve kujtojmë të kaluarën tonë të hidhur. Me dhimbje kujtojmë spastrimin etnik, ku forcat…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 20. Juni 2020