Të dielën, ka ndodhur një rast i djegies së një veture në fshatin Vlashnjë të Prizrenit.

Dyshohet se brenda veturës së djegur është edhe një viktimë.

Rastin e ka bërë të ditur edhe policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Bëhet fjalë për një veturë të djegur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi.