Edhe 47 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 314 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga ky Institut, 3 raste janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së edhe 22 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,069.

Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,216 raste me virusin korona. Prej tyre, 37 pacientë kanë vdekur, e që të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info