Vërshimet e kanë bllokuar pothuajse të gjithë rrugën në fshatin Mramor të Prishtinës.
Një qytetar ka publikuar një video ku shihet vërshimi i shiut në mes të rrugës, sikur të ishte lum.
Alarmi për vërshime nga reshjet e vazhdueshme të shiut sot është ndezur edhe në regjionin e Prishtinës nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,
Ai ka vendosur një numër emergjent 080012233 në të cilin qytetarët mund të lajmërohen.