Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas emrërimit të zëvendësministrit të Arsimit, Driton Bardhecit.

Ambasada ka bërë thirrje Qeverisë së Re që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë.

“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë,” thuhet në postimin e Ambasadës në Tëitter.