Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shumë fshatra të Podujevës të vërshohen, shkruan Llapi.info.

Përveç dëmeve në ekonomitë familjare e bujqësore, vërshimet probleme kanë shkaktuar edhe në qarkullimin rrugor.

Vërshimeve s’i ka shpëtuar as fshati Sfeçël. Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihet se sasia e madhe e ujit nëpër rrugë e të mbjella.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut të cilat në sasi vende-vende ishin të intensitetit të lartë, do të ndërpriten për t’u zëvendësuar me rreze dielli dhe me pak vranësira të cilat në pjesë të Dukagjinit mund të sjellin riga të izoluara të shiut./Llapi.info