Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa persona të tjerë.

Akuzat ndaj tyre sipas prokurorit të specializuar kanë të bëjnë me vrasje.

Njoftimin për akuzë prokurori i specializuar deklaron se e ka publikuar pas përpjekjeve të Presidentit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

Sipas njoftimit, besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, shkruan në njoftim.