Gjyakata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Me anë të një njoftimi për media nga kjo Gjykatë është bërë publik vendimi i plotë.

E krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara serbë e romë, por edhe Shqiptarë.

Në një paragraf të këtij njoftimi Thaçi dhe Veseli, akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.