Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, njohësi i çështjeve politike të Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në rrëmujë.
Duke përmendur udhëheqjen e dialogut nga Thaçi e Presidenti serb Aleksandër Vuçiq pas zhvillimeve të fundit Bieber ka shtuar se kushdo që mendon se një zgjidhje e qëndrueshme mund të gjendet me këta partnerë është një mashtrim.
“Dialogu Serbi-Kosovë është në rrëmujë. Një bashkëbisedues kryesor do të tregonte për krime lufte (për tu konfirmuar nga gjykata), tjetri qeverisës autokrat pa kundërshtim. Kushdo që mendon se një zgjidhje e qëndrueshme mund të gjendet me këta partnerë është seriozisht mashtrim”, ka shkruar ai në Twitter.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.
Aktakuza e Speciales vjen pak ditë para takimit në Uashington më 27 qershor mes Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.