Edhe 95 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, 311 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 63 pacientë, duke çuar numrin total në 1,171.
Bazuar në të dhënat e fundit, në Kosovë janë regjistruar 2,363 raste me virusin korona, prej raportimit të rasteve të para më 13 mars. Prej tyre, 40 pacientë kanë vdekur dhe të njëjtit kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info