Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e vdekjeve në Kosovë për vitin 2019. Sipas këtyre statistikave, gjatë vitit të kaluar në nivel vendi kanë ndërruar jetë 10.560 persona, njofton Llapi.info.
Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2019, kanë qenë 10 560, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 9 430 raste, kurse vdekjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 130 raste.
Sipas ASK-së, në Podujevë vitin e kaluar kanë vdekur 240 persona, apo 2.3 për qind.
Gjithmonë sipas ASK-së, vitin e kaluar një person në Podujevë ka bërë vetëvrasje. 8 vdekje kanë qenë në fatkeqësi, kurse nuk është shënuar asnjë vrasje.
Krahasuar me vitin 2018, vitin e kaluar është rritur numri i vdekjeve në këtë komunë për 56.
Në bazë të renditjes me komuna, Prishtina prinë me 2 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç./Llapi.info