Plani për takim në Shtëpinë e Bardhë në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar.

Kjo pas ngritjes së aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.


Kësisoj edhe Thaçi e edhe Kryeministri Hoti anuluan pjesëmarrjen në këtë takim.

E raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka shpërndarë një lajm në profilin e saj në Twitter, me titullin “Gjykata e mbështetur nga BE prish planet e SHBA-ve për samitin e Kosovës”.

E këtu ka shkruar se “Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”.