106 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive të QKUK-së.

Siç njofton QKUK, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 3 raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Ndërkaq, sot lirohen 6 pacientë në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi.

“Në objektin e mjekësisë sportive janë momentalisht 3 raste me Covid-19, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP, kurse edhe 2 të tjerë me do të transferohen nga Klinika Infektive. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 23 pacientë me Covid-19. 3 pacientë të tjerë të konfirmuar pozitiv në Covid-19, janë transferuar në Klinikën Infektive”, thuhet në komunikatën e publikuar në rrjetin social “Facebook”, të enjten.

Numri i të prekurve me coronavirusin e ri në vend ka arritur në 2363, prej tyre 1171 të shëruar dhe 40 viktima.