Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Michele Risi.

Në këtë takim, Zemaj e ka informuar komandantin e KFOR-it me prioritetet e tij në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë për fokusin në menaxhimin e situatës rreth pandemisë Covid-19.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MSH-së:

Në këtë aspekt, Ministri ka falënderuar forcat paqeruajtëse të KFOR-it për ndihmën e vazhduar që u japin komunitetevenë Kosovë dhe asistencën e ofruar MSh-së dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Ka qenë dakordim i përbashkët që të bashkëpunohet në fushën e përgatitjes së mesazheve të përbashkëta për qytetarët, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.

Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se zbatimi i Manualit për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 dhe masave të tjera është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Ministri Zemaj dhe Komandanti i KFOR-it, gjenerali Risi, bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësiPrishtinë, 26. 06….

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë am Freitag, 26. Juni 2020