Përveç Audi A6 në version Sedan dhe Avant, ABT Sportsline paketën e vet për modifikim dhe përforcim tani e ofron edhe për pronarët e A6-shit në version Allroad Quattro.
Sa i përket motorit, ABT-ja motorin e këtij A6 Allroad, benzinë 3.0-litër V6 TFSI, e ka përforcuar nga 250 kW/340 në 300 kW/408 kuajfuqi, transmeton KOHA. Po ashtu, ofron paketën edhe për përforcimin e motorëve dizelë, 50 TDI dhe 55 TDI, nga 210 kW/286 në 257 kW/349 kuajfuqi.
- 8
Me paketën e ABT-së, motori dizel 3.0-litër TDI tani është me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi në version 50 TDI, ndërsa në version 55 TDI është prej 282 kW/384 kuajfuqi.
Gjithashtu, kjo kompani për këtë Audi A6 Allroad Quattro ofron edhe set të ri të rrotave prej 20 ose 21-inçësh (të serisë FR dhe GR), sistemin “ABT Sound Control” për sistemin e shkarkimit të gazrave, si dhe disa detaje nga fibra të karbonit në enterier.