Njoftohen prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara për trajtimet e HandiKOS-it.

Shoqata e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve e fëmijëve të Kosovës njofton prindërit dhe familjarët të cilët kanë fëmijë të prekur nga këto sëmundje të lajmërohen në zyrat e HandiKOS-it dhe të bëjnë regjistrimin e fëmijëve të tyre në këtë Organizatë, pasiqë do të fillojnë trajtime fizikale dhe psikologjike për fëmijët e moshave 1 deri 12 vjeçare. Këto trajtime janë për fëmijët me nevoja të veçanta sepse ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikike të tyre, këtë njoftim e ka bërë të ditur Xhevat Kapiti drejtor i degës së OJQ “HandiKOS” në Podujevë.

Këto trajtime do të fillojnë nga data 13.07.2015 deri më 31.07.2015, nga ora 9:00 deri 15:00. Adresa rruga “Ali Ajeti” nr. 51, Podujevë. Numrat kontaktues 044-751-026 dhe 044-319-807./Llapi.info

 

11665573_2051526241652965_7852230116821395865_n