Ruzhdi Fejzës një javë më parë iu patën vjedhur 67 biba.
Pas kronikës së Klan Kosovës, në të cilën ai tregoi se ato ishin burim i të ardhurave për të, shumë njerëz të vullnetit të mirë u lajmëruan për ndihmë.
Ndër ta, edhe këngëtari Labinot Tahiri, që mblodhi të holla për 60 zogj bibe.
Për ndihmën e dhënë Fejza u shpreh tejmase i lumtur.
Ndërsa, këngëtari Tahiri tregoi për vështirësitë në mbledhjen e të hollave për blerjen e tyre, si dhe 500 euro që iu dhanë Fejzës.
Ai gjithashtu kërkoi që të tilla raste të kenë vëmendjen e të gjithëve.
Por, veç iniciativës së këngëtarit, të shumtë ishin njerëzit që grumbulluan para për të ndihmuar, raporton Klan Kosova.