Një aksident trafiku ka ndodhur rreth ores 20:00 në fshatin Seqël të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.
Sipas tij, njërën nga veturat e ka vozitur një fëmijë i moshës rreth 12-vjeçare.
Të lënduar në njerëz nuk ka, mirëpo vetëm dëme material.
Në foton e dërguar nga lexuesi i portalit shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura njëra Mercedes dhe tjetra Opel./Llapi.info