Llapi është mposhtur në Mitrovicë me rezultat 5-4 nga Trepça ’89, në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mirë ndeshjen duke realizuar gol në minutën e 13’ me anë të Egzon Krasniqit.

Epërsia e mysafirëve nga Podujeva zgjati pak, pasi nikoqirët për nëntë minuta realizuan tre herë. Fillimisht Arb Manaj (16), Jeancques (20’) dhe Arbnor Muja që realizoi për 3-1 kur po zhvillohej minuta e 25’.

Krejt në fund të pjesës së parë, Llapi ngushtoi epërsinë e minatorëve në 3-2, me golin e shënuar nga Mërgim Pefqeli. Djelmoshat e Batatinës barazuan shifrat në 3-3 nëpërmjet Ersil Ymerit në fillim të pjesës së dytë. Behar Maliqi ngriti shifrat në 3-4 në të mirë të llapjanëve, mirëpo në minutat shtesë minatorët rikthyen epërsinë 5-4 në favor të tyre, për të marrë kështu një fitore të madhe.

Pas kësaj humbjeje, Llapi ka 40 pikë dhe rrezikon mbijetesën pasi është vetëm katër pikë larg zonës së kuqe, ndërsa Trepça ’89 me këtë fitore rrit shpresat edhe për një edicion në Superligë.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Ferizajn, ndërkohë që Trepça ’89 do të ketë punë me Feronikelin./Llapi.info