Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të dielën në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe një me fatalitet./Llapi.info