Një pacient është pranuar mbrëmë nga mjeku kujdestar në ora 3 të mëngjesit në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.
Djali i tij H.M. ka deklaruar për Gazetën Shneta se babai i tij është dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm në klinikë dhe deri tani është i shtrirë në pritore.
“Nuk ka pasur dhomë të lirë por mjeku kujdestar e ka pranuar. Tash stafi janë duke përgatitur një shtrat për të. Kur e kemi sjellë nuk ka pas as oksigjen, por fal teknikëve dhe infermiereve të cilët po bëjnë punë të madhe, na kanë siguruar një bombolë brenda një ore. Unë vetëm mundem me i falënderu këta, asgjë më shumë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjendja e babait nuk është e mirë dhe po vazhdon të trajtohet me oksigjen.
Ndryshe në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar mbi 270 pacientë me Covid prej të cilëve rreth 180 me oksigjenoterapi./Shneta
/