Policia ka zhvilluar aksione në tri lokacione të ndryshme në Podujevë, me ç’rast ka arrestuar katër persona, raporton Llapi.info.
Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, policia në këto lokacione ka konfiskuar arsenal armësh, drogë dhe para. Sipas raportit të PK-së, arrestimi i të dyshuarve është bërë për veprën penale “fajde”.
“Podujevë (NN) 29.07.2020 – 06:00. Njësia për hetimin e krimit të organizuar pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me prokurorin, kanë kontrolluar tri lokacione dhe kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë konfiskuar shtatë armë AK 47, dy armë të gjata, tridhjetë e katër armë të vogla, tetë mijë e nëntëqind e tetëdhjete (8980) fishekë të cal. të ndryshme 2.580 gr. substance e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga 20 pound, katër telefona celularë”, ka njoftuar PK.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe pajisje për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.
Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar katër persona të dyshuar të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë bashkëvepruar në kryerjen e veprave penale të cekura me lartë.
Pas intetrvistimit, me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info