Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është dënuar me 200 euro një person i cili kishte parkuar veturën e tij në hapësirën me gjelbërim në kryeqytet.

Ahmeti më herët kishte postuar fotografinë e veturës së parkuar në pjesën e gjelbëruar, teksa kishte njoftuar se rastin do ta denonconte në Policinë e Kosovës.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur. Flm Bujar Abazi!

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Donnerstag, 30. Juli 2020