Profesori i Fakultetit të Shkencave Islame, Xhabir Hamiti, ka komentuar gjithë ata që ende kanë mosbesim ndaj pandemisë së koronavirusit, duke thënë se ne rastet me të prekurit po i shohim dhe prekim çdo ditë.

“Në fillim ka pasur mendime dhe qëndrime të ndryshme, sepse askush nuk e ka pasur të qartë se çfarë në të vërtetë është COVID-19. Edhe vetë mjekët nuk e kanë ditur saktësisht”.

“Atëherë është krijuar një narracion, i cili ka bërë që një pjesë e njerëzve të mos besojnë, por ‘një katund që shihet nuk do kallauz’, pra, dua të them se ne po shohim dhe po i prekim rastet, dhe ky virus po merr jetë të njerëzve, edhe të të rinjve që nuk kanë pasur sëmundje tjera”, u shpreh Hamiti në Info Magazine të Klan Kosovës.