Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, mund ta marr drejtimin e Barcelonës nga sezoni i ri.

Sipas mediave spanjolle krerët e klubit të Barcelonës do ta largojnë në fund të sezonit Quique Setienin.

Edhe presidenti i klubit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka marrdhënie të shkëlqyera me Pochettinon që mund të ndikoj në transferimin te katalunasit.

Pochettino aktualisht është trajner i lirë. Për 48-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Juventusi dhe Interi.