Ilmi Tahiri, arsimtar në Shkollën Fillore “Sami Frasheri” në Podujevë, jeton me familjen pesë-anëtarëshe në strehimoren e Lagjës së Dëshmorëve në Podujevë.
Përmes një telefonate në një emision në TV “Rrokum”, Tahiri ka thënë se për të shkuar e ardhur nga shkolla, i bën 45 kilometra, rrugë, shpesh në këmbë.
Sipas tij, Drejtoria e Arsimit në Podujeve ka bërë padrejtësi ndaj bashkëshortes se tij, gjithashtu mësuese e madje me doktoratë, e cila që 10 vite është pa punë.
“Nuk kemi as bukë me hangër”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri.
Llapi.info muaj më parë kishte raportuar për gjendjen e mësuesit Tahiri.
Për më shumë, shikojeni videon. /Rrokum/Llapi.info