Në shpërthimin e fuqishëm që dridhi kryeqytetin libanez, kanë humbur jetën mbi 150 persona dhe 4.500 tjerë u lënduan. Dëmet materiale vlerësohen se kapin shumë e miliarda dollarëve.
Dëmet janë atë që mëdha sa që një pjesë e madhe e portit të qytetit është shkatërruar, kurse shpërthimi është ndjerë në shumë qytete tjera me kilometra largësi, ku janë shembur edhe ballkonet e apartamenteve, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të vendosura nëpër lokacione të ndryshme tregojnë se si qytetarët nuk e dinin se çfarë po i priste. Në shikim të parë duke si një zjarr i zakonshëm dhe re tymi.
Lexo po ashtu:
Fjalët e të pastrehut libanez që përlotën botën pas shpërthimit në Bejrut: Kam fjetur nëpër rrugë, tani as ato nuk i kam
Fjalët e të pastrehut libanez që përlotën botën pas shpërthimit në Bejrut: Kam fjetur nëpër rrugë, tani as ato nuk i kam
Aty menjëherë të gjithë nxorën telefonat për të filmuar, duke mos e ditur që pak sekonda më pas gjithçka do të shkatërrohet përreth depos.
Shumica prej tyre kanë vëzhguar nga dritaret e apartamenteve të tyre, e kur ndodhi shpërthimi nuk dinin se çfarë të bënin.
Kujtojmë që shpërthimi ka ndodhur në momentet, kur Libani po kalon nëpër krizën më të madhe financiare dhe ekonomike.