Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 125 persona nga COVID-19 në tërë Kosovën.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkuar në 5.480 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 3.961.Nga 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren 181 raste kanë rezultuar pozitive.