Drekë e thjeshtë, e shëndetshme dhe preferuar për të gjithë
Nuk ka më të shijshëm se mishi dhe perimet nga furra, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 400 g mish pule;
– 300 g patate;
– një qepë e vogël;
– karota;
– 2 speca;
– një kub viçi për supë;
– kripë;
– piper;
– erëza, sipas shijes.
Përgatitja:
Lyeni një enë me pak yndyrë apo vaj, varësisht nga ajo që përdorni.
Pritni mishin e pulës në bërxolla të holla, ndërkaq perimet pritni në kube.
Shtoni erëzat dhe kubin e shkrirë për supë. Qitni ujë, pastaj mbuloni enën me folie, në mënyrë që të vlojë më mirë.
Piqni në 180 gradë afërsisht një orë, apo derisa të zihet mirë.
Kur të bëhet gjysmë e pjekur hiqni folien në mënyrë që mishi të piqet më mirë.
Ju bëftë mirë!