Vinicius Junior mund të largohet nga skuadra kampione e Spanj, Real Madrid, këtë verë. Sulmuesi i talentuar brazilian është i pakënaqur me situatën e krijuar te madrilenët dhe minutat e luajtur.

Këtë po mundohen ta shfrytëzojnë ekipet evropiane për ta bindur lojtarin të largohet nga Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, tri skuadra kanë shprehur interesim për brazilianin. Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain, janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin e krahut.