Ministria e Arsimit sot ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës kanë njoftuar për një takim në mes të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe zëvendësministrit, Xhavit Rexhaj.

Në këtë takim të dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë diskutuar për ndikimin që COVID-19 ka pasur në sistemin arsimor dhe gjithashtu për përpjekjet që po i bëjnë për nisjen e vitit të ri shkollor.


Nuk është hera e parë që përdoret një praktikë e tillë e publikimit të takimeve brenda një ministrie.

Njoftimi i ministrisë:

Ministri Likaj priti në takim zëvendësministrin Rexhaj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj takoi zëvendësiministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj, pas emërimit të tij në detyrën e re nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Ministri Likaj, pasi e përgëzoi për detyrën, i ofroi bashkëpunim dhe përkrahje të plotë zv/ministrit Rexhaj në realizmin e politikave arsimore.

Në takim u diskutuan punët kryesore që e presin MASH-in në muajt në vijim, duke filluar nga viti i ri shkollor në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjet për realizimin e programit qeverisës për zhvillimin e arsimit dhe shkencës.