Në Komunën e Podujevës parkingjet e parregullta po vazhdojnë të jenë problematikë për qyetarët, shkruan Llapi.info.
Në shumë rrugë të kësaj komune, veturat parkohen në mënyrë jo të rregullt, e shpeshherë edhe në trotuare që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
E, rastet kur veturat parkohen edhe nëpër hapësira gjelbëruese nuk janë të rralla. Një veturë “super-luksoze” është parë sot e parkuar në një hapësirë të tillë në Podujevë. Sipas fotografive që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet parkimi i kësaj veture, e cila është me targa të huaja.
Duhet theksuar se jo pak aksione zhvillon Policia e Podujevës për lirimin e trotuareve dhe hapësirave tjera publike nga parkimi i parregullt i automjeteve. Gjatë vitit 2019, Policia ka konfiskuar rreth 400 vetura kryesisht për parkingje të parregullta./Llapi.info