Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar sot se që nga paslufta Kosova s’ka pasur gjendje më të rëndë se kjo me COVID-129.
Kriza sipas Kurtit është e trefishtë, shëndetësore, ekonomike dhe politike.
“Rrezikon të bëhet edhe humanitare. Spitaleve u mungojnë pajisjet e furnizimeve bazike dhe personeli mjekësor është i dërmuara nga lodhja dhe stresi. Qindra njerëz infektohen përditë, dhjetëra vdesin çdo ditë, Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit. Deri kur kështu? Askush nuk e di, sidomos Qeveria nuk e din, sepse situata ka dalë nga kontrolli. Pandemia ka treguar se sa shumë na kushtuar kjo qeverisje e partive në pushtet, tash e 12 vjet. Pikërisht në këtë krizë u zbulua se sa e rëndësishme është të kemi një qeveri të bazuar në drejtësi, sociale-ekonomike dhe të barazisë. Oligarkët dhe multimilionerët po e kalojnë relativisht lehtë këtë periudhë, ndërsa qytetari i thjeshtë mezi po mbijeton qoftë në aspektin shëndetësore, apo në atë ekonomik. Kjo s’është vetëm shkaku i koronës, por ata e kanë sjellë vendin në këtë gjendje ku një shumicë e madhe e qytetarëve po e përjetojnë virusin aq keq, e po goditen nga ai aq rëndë”tha Kurti, transmeton Indeksonline.
Ai madje tha se qeveria aktuale ka dështuar t’i jap zgjidhje dy krizave aktuale.
“Krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike, por edhe s’ka bërë asnjë hap e s’ka asnjë plan për të adresuar disa problem themelore që po i bëjnë këto kriza edhe më të papërballueshme për qytetarët, si për shembull e sigurimit shëndetësore, apo për humbje të vendit të punës, varfëria deh pabarazia si dhe krimi i oligarkëve të lartë. Prandaj ne si Grupi Parlamentar më i madh opozitar në Kuvend po e iniciojmë qeverisjen alternative që do të paraqes zgjidhjet tona bënë dy drejtime: E para si të tejkalohet situata ekonomike dhe shëndetësore dhe dy si të krijojmë mbështetje ekonomike dhe përkujdesje shëndetësore dhe të sigurohen kushtet e dinjitetshme për sot e vitete e ardhshme. Ky është kontrasti i kësaj qeverisje”, tha Kurti.
Sipas Kurtit kjo qeverisje alternative i ka pesë shtylla: Ekonomia dhe financa, drejtësia deh siguria, shëndetësisa e mirëqenia sociale e sporti, arsimi kultura, rinia dhe politika e jashtme, integrimi evropian dhe mërgata.
“Këto pesë shtylla janë reflektimi i programeve dhe planeve qeveritare për të gjitha temat në fushat e tyre përkatëse”, tha ai.