Në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Policia njofton se u gjet edhe një karikator pa fishek, ndërsa në oborr të shtëpisë janë gjetur dy gëzhoja të cal.7.62 mm. që dyshohet se i dyshuari kishte shtënë gjatë ahengut familjar, raporton koha.net, transmeton llapi.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.