Mbi 65 mijë euro janë konfiskuar sot në pikë kalimin kufitar në Merdare, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, njofton Llapi.info.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se një person ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij, t’i sjell nga Serbia këto para.
“Prishtinë 14 gusht 2020 Njësitet Antikontrabandës së gjatë detyrave zyrtare kane konfiskuar sasi te konsiderueshme të hollave gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Sot në orët e mëngjesit, në Vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave. Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro. Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes. Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera”, thuhet në komunikatë./Llapi.info