Le të gërmojmë më thellë në historinë e shtetit që dikur merrej si histori e suksesit sa i përket luftës ndaj coronavirusit – Koreja e Jugut raporton rritjen më të madhe të të infektimit me COVID-19 që nga muaji mars.

Vendi arriti të kontrollonte pandeminë herët, dhe u konsiderua si një nga historitë e suksesit në botë. Por rastet e reja brenda dhe rreth kryeqytetit, Seul ka ngritur frikë se vendi mund të jetë në prag të një shpërthimi të madh, raporton BBC.

Shtetet me valë të dytë të coronavirusit

Po çarë fshihet pas rritjes së numrave të të infektuarve me pandeminë globale në shtetin aziatik?

Një faktor mund të jetë që disa anëtarë të një kishe nuk kanë dëshirë të zbatojnë masat kundër coronavirusit – shumë raste të reja kanë qenë të lidhura me Kishën Sarang Jeil, ku anëtarët kanë marrë pjesë në ritet fetare pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë, transmeton Telegrafi.

Koreja e Jugut shtoi 324 raste të reja me virus, duke ngritur numrin në gjithsej 16.670 raste të konfirmuara.

Ndryshe, Koreja tashmë ka shtrënguar kufizimet duke mbyllur muzetë, klubet e natës dhe baret karaoke.

Tani zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë se mund të duhet të shkojnë më tej, duke kufizuar tubimet e jo më shumë se 10 persona dhe mbylljen e shkollave.