Lajmet se koha e Lionel Messit në Barcelona mund të marrë fund, ka vënë në gatishmëri tre klube në të gjithë Evropën.
Ylli argjentinas tani ka 33 vitet dhe ditët më të mira të tij mund të kenë kaluar, por ai ende ka shumë për të dhënë kudo që të përfundojë, nëse ai largohet nga Camp Nou.
Nëse Messi do të largohet, Josep Maria Bartomeu do të duhet të bëjë atë që bëri Florentino Perez me Cristiano Ronaldo në vitin 2018 – të ulë çmimin e tij.
Klauzola e lëshimit të Messit aktualisht është 700 milionë euro, por nëse ai do të shitet do të jetë për shumë më pak, dhe ka vetëm tre kandidatë për të fituar shërbimet e tij.
Inter
Italianët kanë pasur ëndërr të nënshkruajnë numrin 10 tash e sa kohë dhe La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ata kanë 260 milionë euro gati për të shkuar dhe shpenzuar për të.
Të dy, Messi dhe Inter dominuan faqen e parë të GDS përsëri të premten pas takimit të lojtarit me trajnerin e ri Ronald Koeman, dhe Nerazzurrë besojnë se ai mund të ngrejë ata lart sikurse Ronaldo, Juventusin.
Do të ishte një sfidë që Messi të shkonte në Milano dhe të përpiqej të kapërcejë Cristianon dhe Juven, duke quar rivalitetin që kishin në El Clasico te Derby d’Italia.
Babai i Messit tashmë ka blerë një shtëpi në zonën Porta Nuova të Milanos, e cila është një nga rrethet më ekskluzive të qytetit.
Manchester City
City është sinonim me Pep Guardiolan, nën të cilin Messi shijoi me siguri futbollin më të mirë të karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Klubi anglez është një nga të paktit në një pozicion të favorshëm financiar për ta nënshkruar atë, dhe mediat britanike kanë raportuar se e vetmja gjë që mungon në një marrëveshje për ta çuar atë në Etihad është miratimi i lojtarit.
Të etur për të fituar përfundimisht Ligën e Kampionëve, nënshkrimi i argjentinasit do t’i ndihmonte ata në rrugën e tyre, dhe Messi do të bashkohej me një nga miqtë e tij më të ngushtë, Sergio Agueron.
Paris Saint-Germain
PSG është skuadra tjetër që do të bënte gjithçka mundet për të nënshkruar Messin.
Kampionët francezë dhe finalistët e Ligës së Kampionëve tashmë kanë Neymar dhe Kylian Mbappe në radhët e tyre, dhe prania e brazilianit mund t’i ndihmojë ata për transferimin e Messit.
Messi është i prirur të luajë përsëri përkrah Neymarit dhe ka dashur që ai të kthehet te Barcelona që nga largimi i tij në vitin 2017.
Mosarritja e Barcelonës për të nënshkruar Neymarin verën e kaluar ishte shkaku i parë i zhgënjimeve të Messit këtë sezon, por ai mund të vazhdojë të formojë një sulm të frikshëm në Paris./Telegrafi