Një pjesë e madhe e infeksioneve të reja në Gjermani po vijnë nga të kthyerit nga vetëm dy vende: nga Kosova dhe Turqia.

Kështu thuhet në raportin e fundit të institutit gjerman “Robert Koch”.

Siç raporton “Bild”, në tërë Gjermaninë, të kthyerit nga këto dy vende përbëjnë 20 për qind të të infektuarve, ndërsa vetëm në North Rhine-Westphalia, kjo shifër shkon në mbi 50 për qind, transmeton Zeri.info.

Statistikat janë mbledhur nga të dhënat e ofruara nga komunat.

“Në Essen aktualisht po shohim se të kthyerit nga Ballkani po dalin pozitivë me koronavirus”, tha për “Bild”, kryebashkiaku i Essenit, Thomas Kufen.

Shoqata gjermane e udhëtimeve i lidh infektimet nga Kosova me “udhëtimet etnike” – nga njerëzit që jetojnë në Gjermani e që i vizitojnë familjet e tyre në Ballkan.

Thomas Geisel, shef i administratës në Dusseldorf, tha se qytetet as që janë të vetëdijshme për numrin e saktë të të infektuarve. “Thjesht, sepse nuk e dimë saktësisht se sa të kthyer kemi”, tha ai për “Bild”.